DYLON

Në Spitalin e Përgjithshme të Gjilanit mbahen zgjedhjet për Oden e Infermierëve

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Në lokalet e Spitalit të përgjithshëm të Gjilanit ( SPGJ) janë mbajtur zgjedhjet për Oden e Infermierëve. Në votim kanë marrë pjesë 247 Infermierë nga 352 sa kanë pas drejtë vote dhe vendvotimi ka qenë i hapur prej orës 7.00-19.00.

Zyrtari për informim i SPGJ-së, Dr.Selami Kurteshi ka bërë të ditur se votimi ka shkuar në rregull pa asnjë vërejtje. Pas hapjes së kutive komisioni vërteton që:244 vota kanë qenë të vlefshme dhe 3 të pa vlefshme. Votimin e kanë përcjellë komisioni i përbërë prej 3 anëtarëve si dhe përfaqësuesi i sindikatës.

EkoHigjiena

Kurteshi ka thënë se janë zgjedhur 6 kandidat me më shumë vota, të cilët do të përfaqësojnë Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit në Kuvendin zgjedhorë në nivel të Kosovë, që do të mbahet me datën 23 Janar 2015. Ata janë:

1.Ismet Jashari -51 vota
2.Driton Leka- 24
3.Vllaznim Jakupi-23
4.Remzije Kqiku-20
5.Ganimete Leka-20
6.Kushtrim Syla-20

Zgjedhja e këtij organi vlerësohen i rëndësisë së veçantë për Infermierinë e Kosovës, thotë Dr Kurteshi, Zyrtari për informim i SPGJ-së. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.