DYLON

Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit u mbajt Konferenca e shtatë e Morbiditetit dhe Mortalitetit

Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit u mbajt Konferenca e shtatë e Morbiditetit dhe Mortalitetit
Avatar photo Redaksia

Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit u mbajt Konferenca e shtatë e Morbiditetit dhe Mortalitetit.

Konferenca u organizua nga Komiteti për Cilësi dhe Siguri të Shërbimeve Shëndetësore, i udhëhequr nga Dr. Ramadan Halimi, i cili edhe bëri hapjen e konferencës duke prezantuar rëndësinë e saj dhe objektivat kryesore, njofton Spitali i Gjilanit.

EkoHigjiena

Në këtë konferencë u diskutuan katër tema nga repartet: Reparti i Sëmundjeve të Zemrës, Neurologjia dhe Emergjenca.

Drejtori ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, Dr. Afrim Cana, ka përgëzuar komitetin për sigurinë dhe cilësinë e shërbimeve për organizimin e konferencës dhe aktiviteteve të ndryshme që rrjedhin nga ky komision.

Ai theksoi se angazhimi i tij do të jetë maksimal për të përkrahur këtë konferencë dhe organizime të ngjashme, me qëllim të identifikimit të praktikave që kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore, duke shprehur gatishmërinë për përkrahje të vazhdueshme.

Morbiditeti dhe mortaliteti janë tregues të rëndësishëm në vlerësimin e gjendjes shëndetësore dhe të cilësisë së shërbimeve shëndetësore. Morbiditeti i referohet shpeshtësisë së sëmundjeve, komplikimeve apo gjendjeve shëndetësore, ndërsa mortaliteti tregon shkallën e vdekshmërisë së shkaktuar nga sëmundje të ndryshme ose faktorë të tjerë shëndetësorë, njofton Spitali i Gjilanit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.