Gjilan – (2LONLINE) – Pas renovimeve në Spitalin Rajonal të Gjilanit (SRGJ) , ka rifilluar të bëhet Mamografia përsëri. Këtë muaj për të gjithë të interesuarit ajo do të bëhet falas
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i SRGJ-së Dr.Selami Kurteshi, sipas të cilit punëtorët që do të merren me Mamografi do të punojnë me dy ndërrime, që nga ora 08:00-19:00 të mbrëmjes.
“Duke ditur rëndësinë e diagnostifikimit të hershëm të Kancerit të Gjirit , menaxhmenti i SRGJ-së ka mundësuar që për një muaj rresht të bëhet Mamografia falas për të gjithë të interesuarit. Kjo është edhe një e arritur tjetër e madhe e SRGJ-së , duke dëshmuar edhe një herë interesimin e punonjësve shëndetësorë dhe stafit menaxhues në krye me Drejtorin Dr.Abdylatif Latifi për ruajtjen e shëndetit të popullatës tonë”, ka thënë Kurteshi. /2lonline/