DYLON

Në Spitalin e Gjilanit e diela, ditë e synetisë

Avatar photo Redaksia
  1. /2L ONLINE/ – Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit (SPGJ), të dielën janë duke u kryer syneti falas për fëmijët e familjarëve me kushte të vështira familjare. Ky aksion është organizuar në ambientet e SPGJ-së dhe iniciativa për kryerjen e synetive falas u mor nga disa operator, (kirurg dhe urolog), por edhe me përkrahjen e menaxhmentit të Spitalit të Gjilanit.

Zyrtari për informim i SPGJ-së, Dr.Selami Kurteshi ka thënë se këtij aksioni iu janë përgjigjur shumica e kirurgëve dhe stafit të mesëm të nevojshëm. Për këto syneti janë lajmëruar gjithsej 51 fëmijë dhe deri në orën 13:00 janë kryer 33 prej tyre.

“Organizimi ka qenë shumë i mirë, ku është angazhuar edhe laboratori që i bënë paraprakisht analizat e nevojshme. Po ashtu këtyre fëmijëve iu bëhet edhe kontrolli mjekësore paraprakisht”, ka thënë Kurteshi.

EkoHigjiena

Përndryshe, ekipet që po kryejnë synetin janë të ndarë në dy grupe: Grupi i parë prej orës 9:00-13:00 dhe grupi i dytë pasdite, deri në ora 17:00.

Ndërsa, siç deklaron drejtori i Spitalit Dr.Abdylatif Latifi, përmes këtij aksioni dëshirohet që familjeve në nevojë dhe kushte të vështira të iu ndihmohet sado pak. “Besojmë që ky aksion të vazhdojë edhe viteve të tjera. I gjithë stafi që ka marrë pjesë në këtë aksion është angazhuar pa kurrfarëë kompensimi, krejt në baza vullnetare”, ka thënë drjetori LAtifi. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.