DYLON

Në Spitalin e Gjilanit arrin një donacion me pajisje Ortopedike

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Astrit Ibrahimi nga Zvicra (Cyrih) Anesteziolog dhe njëherësh Koordinator në Universitetin e Cyrihut, ka sjellë një donacion me pajisje Ortopedike për Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit.

Ky donacion përveç të tjerash përmban:setin për proteza totale për ortopedi, disa lloje të protezave dhe sete me vida.

EkoHigjiena

Dr.Abdylatif Latifi, drejtor I këtij Spitali falënderon bashkatdhetarin Ibrahimi, për angazhim dhe sjelljen e këtyre pajisjeve ortopedike me shumë rëndësi.

“Tani me këto pajisje do të mundësohet që pacienteve në nevojë të ju ndihmohet duke vendosur protezat totale në rast nevoje. Kjo është një ndihmë, në vazhdën e shumë ndihmave të tjera që bashkatdhetarët tonë angazhohen dhe sjellin mjete dhe pajisje për spitalin tonë”, ka thenë drejtori Dr.Abdylatif Latifi. /2L ONLINE/


Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.