DYLON

Në Spitalin e Gjilan, Repartin e Kirurgjisë është kryer me sukses të plotë një operacion i rrallë dhe i ndjeshëm

Në Spitalin e Gjilan, Repartin e Kirurgjisë është kryer me sukses të plotë një operacion i rrallë dhe i ndjeshëm
Avatar photo Redaksia

Në Spitalin e Përgjithshëm Gjilan në Repartin e Kirurgjisë është kryer me sukses të plotë një operacion i rrallë dhe i ndjeshëm.

Pacienti S.A e lindur me 1971 ishte diagnostifikuar gjatë Kolonskopisë me ndryshim në Kalimin e Kolonit Sigmoid në Rektum me një masë tumorose të dyshimtë ku ishte marrur edhe Biopsia nga Dr.Arta Dakaj e Histopatologjia rezultoi me një karcinom.

EkoHigjiena

Me pas u shtrua në Repartin e Kirurgjisë në SPGJ ku u kompletua Diagnostika. Me datën 05.05.2025 u realizua largimi i Kolonit të majtë së bashku me Tumorin me Metoden Laparoskopike.

Kirurgët e Repartit të Kirurgjisë, në bashkëpunim me anesteziologët dhe teknikët, kanë realizuar me sukses të plotë një ndërhyrje komplekse kirurgjike, ku në llojet e këtyre ndërhyrjeve prezantohet gadishmëria dhe kompetenca e stafit të Kirurgjisë, Anestezionit dhe Gastroskopisë.

Ekipa punuese: Dr.Kushtrim Qerimi, Dr.Arbër Morina, Dr.Alban Bislimaj, Dr.Lavdrim Kastrati, ekipa Anestezionit Dr.Sulltan Sylejmani me Dr. Dautin, Teknikët Ganimete, Liridoni, Majlinda, Mirjeta e të tjerë, thuhet në njoftimin e Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.