DYLON

Në SPGJ do të bëhen ekzaminime diagnostike me Mamografi mobile

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit (SPGJ), nga 23 shkurti e deri më 6 mars, do të bëhet mamografia me anë të Mamografit mobil, njoftojnë zyrtarë të këtij Spitali. Koordinator për këtë projekt është Dr.Agim Bregaj i cili me ekipin e tij do të sjellin në hapësirat e këtij spitali Mamografin me aparaturën përcjellëse.

Zyrtari për informim i SPG-së, Selami Kurteshi ka bërë me dije se Mamografia do te kryhet prej stafit te specializuar te përcaktuar nga koordinatori në bashkëveprim me stafin profesionist të SPGJ-së. Mamografia do të kryhet te të gjitha gratë e interesuara për këtë ekzaminim diagnostik.

EkoHigjiena

“Edhe pse me datën e caktuar përfundon ky aksion ,në rast nevoje periudha kohore do të zgjatet. Njoftojmë të gjitha të interesuarat se mamografia do të bëhet çdo ditë pune, duke filluar nga ora 10:00-13:00. Për realizimin e këtij ekzaminimi pacientet duhet të lajmërohen paraprakisht për caktimin e terminit”, ka thënë Kurteshi.

Sipas itj, për këtë projekt interesim te veçantë ka shprehur menaxhmenti i Spitalit si dhe ne veçanti Ministri i Shëndetësisë. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.