Në Smirë u zbulua Shtatorja e Nusës Dardane – simbol i rrënjëve dardane të këtij fshati
Në një atmosferë solemne dhe me pjesëmarrjen e qytetarëve, në fshatin Smirë, Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, bëri zbulimin e shtatores së “Nusës Dardane”, një monument me vlera të veçanta historike, kulturore dhe identitare.
Shtatorja e Nusës Dardane përfaqëson simbolikisht rrënjët e lashta dardane të këtij fshati, duke rikujtuar trashëgiminë tonë të pasur historike, traditat dhe identitetin që janë përcjellë brez pas brezi.
Ky monument është më shumë se një vepër artistike; është një dëshmi e lidhjes sonë me të kaluarën, një simbol krenarie për banorët e Smirës dhe një kujtesë e përhershme për brezat e ardhshëm.
Me zbulimin e kësaj shtatoreje, Smira pasurohet me një simbol të rëndësishëm kulturor e historik, që do të ruajë dhe promovojë identitetin e saj ndër breza. /2LONLINE/
