DYLON

Në Smirë të Vitisë u bë zgjerimi dhe asfaltimi i rrugës në lagjen “Ferizi”

Në Smirë të Vitisë u bë zgjerimi dhe asfaltimi i rrugës në lagjen “Ferizi”
Avatar photo Redaksia

“Në komunën e Vitisë, po vazhdojnë punimet në realizimin e projekteve infrastrukture, konkretisht të asfaltimit dhe zgjerimit të rrugëve rurale në lokalitet e ndryshme”, thonë drejtuesit e kësaj komune.

Me këtë rast, sot është bërë asfaltimi dhe zgjerimi i rrugës në lagjen “Ferizi” në Smirë të Vitisë.

EkoHigjiena

Punimet nga afër i përcolli kreu i kësaj komune, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë i cili edhe është pritur aty nga banorët e zonës.

“Banorët e këtij lokaliteti në veçanti ata për skaj të rrugës në fjalë kanë falënderuar kryetarin Haliti për këtë projekt duke e cilësuar si jetik për ta”, thonë  drejtuesit e komunës.

I pari i Vitisë, Sokol Haliti potencoi se ata po vazhdojnë punën në krijimin e infrastrukturës sa më të mirë edhe në lokalitet e tjera duke lehtësuar qarkullimin e pjesëmarrësve në trafik.

Ai shtoi se Komuna e Vitisë në bashkëpunim me partnerët e saj janë duke punuar edhe në fushat e tjera. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.