DYLON

Në Smirë të Vitisë po asfaltohen disa rrugë rurale

Në Smirë të Vitisë po asfaltohen disa rrugë rurale
Avatar photo Redaksia

Në fshatin Smirë të Komunës së Vitisë, sot kanë filluar punimet në asfaltimin e disa rrugëve. Projektet infrastrukturore në këtë fshat janë duke u realizuar në kuadër të projektit të komunës së Vitisë, për asfaltimin e rrugëve rurale.

Konkretisht sot në Smirë u asfaltua Rruga e Kroit si dhe rruga që lidhë mes veti Rrugën e Shkupit me rrugën “Hetem Pajaziti”.

Gjithashtu në Smirë po vazhdojnë punimet edhe në asfaltimin e rrugëve të tjera si rruga e “ Bibrrakëve” sipas zyrtarëve komunal së shpejti do të fillojnë punimet edhe në asfaltimin e rrugës “Bajram Ahmeti”.

EkoHigjiena

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.