Në Sllatinë të Vitisë, nisë asfaltimi i rrugës që lidhë këtë fshat me Pozheranin
/2L ONLINE/ – Në Sllatinë të Epërme të Komunës së Vitisë, ka nisur sot, asfaltimi i rrugës kryesore që lidhë këtë fshat me fshatin Sllatinë e Poshtme dhe Pozheranin. Asfaltimi i kësaj rruge është mundësuar nga buxheti komunal i Vitisë në kuadër të projekteve e që kanë të bëjnë me investimet kapitale. Në përurimin e këtij projekti krahas qytetarëve të shumët të dy fshatrave Sllatinë e Epërme dhe e Poshtme morrin pjesë edhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i shoqëruar edhe nga zëvendëskryetari Hasan Aliu, dhe kryesuesi i Kuvendit Komunal Naim Pira.
Kryetari i komunës , Sokol Haliti, ka thënë se projekti ky projekt ndër më të mëdhatë sa i përket investimeve kapitale, ka rëndësi të veçantë jo vetëm për banorët e lokaliteteve Sllatinë e Epërme dhe e Poshtme, por edhe për qytetarët tjerë , pasi lehtëson në masë të madhe qarkullimin e automjeteve dhe qytetarëve për në qendrën e Pozheranit dhe lidh këto lokalitete me komunën e Vitisë dhe komunat tjera.
“ Edhe pse jeni dy fshatra Sllatinë e Epërme dhe e Poshtme, unë e kam bindjen se jeni një fshat dhe për këtë edhe ne si institucione komunale, jemi duke u angazhuar që me projekte të përbashkëta t`iu lehtësojmë jetën qytetarëve të këtyre lokaliteteve”, ka thënë kryetari Haliti.
Ai ka theksuar se komuna krahas këtij projekti është duke investuar edhe në projekte tjera jo vetëm në këto fshatra por edhe në të gjitha lokalitetet e komunës. Edhe banorët e dy lokaliteteve Sllatinë e Epërme dhe e Poshtme, janë shprehur të kënaqur me projektin e asfaltimit të kësaj rruge, pasi sipas tyre rruga ekzistuese që lidh këto lokalitete me Pozheranin, është dëmtuar në masë të madhe dhe po shkakton vështirësi në qarkullim të qytetarëve. Veton Imeri, anëtarë i këshillit të fshatit Sllatinë e Epërme, ka thënë se për banorët e Sllatinës ky projekt ka rëndësi të veqantë , pasi rruga që po asfaltohet tani është arteria kryesore që lidh fshatin me qendrën komunale të Vitisë.
“ Çdo projekt ka rëndësi për qytetarët, por asfaltimi i kësaj rruge ka rëndësi të veçantë, pasi është rruga më e qarkullueshme sepse është rruga kryesore që lidh Sllatinë e Epërme me Pozheranin”, ka thënë Imeri. Kurse Mexhid Aliu, aktivist në Sllatinë e Epërme, ka thënë se investimet që po bëhen në këtë rrugë si dhe investimet tjera që janë bërë pak ditë më parë ku janë asfaltuar disa rrugë të lagjeve dhe projektet që planifikohen në Sllatinë, janë meritë e udhëheqjes komunale e cila ka vendosë këto projekte në mesin e projekteve më me prioritet të komunës. “me këto projekte po ndryshohet pamja e fshatit”, ka thënë Aliu.
E, Remzi Frangu, kryetar i këshillit të fshatit Sllatinë e Poshtme, ka thënë se asfaltimi i kësaj rruge ka rëndësi shtesë , pasi kjo rrugë krahas tjerave është rruga përmes së cilës qindra nxënës të shkollave të mesme të fshatrave Sllatinë e Epërme dhe e Poshtme udhëtojnë për në shkollë në Pozheran./2L ONLINE/
