Sot në fshatin Sllatinë të Poshtme të Vitisë, kanë filluar punimet përgatitore në asfaltimin e rrugës “Gjelbina”, rrugë kjo e cila gjendet në afërsi të shkollës së këtij lokaliteti.
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor ka qenë i pranishëm me rastin e fillimit të këtyre punimeve ku edhe u prit nga banorët e këtij lokaliteti të cilët u shprehën të kënaqur për fillimin e punimeve në ndërtimin e kësaj rruge për siç thanë ata shumë të rëndësishëm.