• INFO+
  • NACIONALE
  • POLITIKË
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • Tjera
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N’RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
  1. Fillimi
  2. Info+
  3. Në Sllatinë të Epërme u hap fabrika “Grasep”
Info+ Viti

Në Sllatinë të Epërme u hap fabrika “Grasep”

Redaksia 2LONLINE 9 Korrik, 2021 4 minuta lexim
 Në Sllatinë të Epërme u hap fabrika “Grasep”

Sot në fshatin Sllatinë të Epërme të Vitisë, është hapur fabrika për kultivimin  dhe konservimin e  perimekulturës “Grasep”.

Në përurimin e kësaj fabrike ka marrë pjesë edhe kryetari i komunë së Vitisë, Sokol Haliti i cili bashkërisht me pronarë të fabrikës “Grasep”, kanë bërë edhe prerjen e shiritit.

Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se ai ndihet shumë i gëzuar që në këtë komunë po shënohen hapa progresive, duke shtuar se nuk ka lajm më të mirë sot për këtë komune, se sa hapja e kësaj fabrike.

Ai tha se është me rëndësi të ketë qendra për grumbullim dhe përpunim, duke përmendur edhe disa njësi të tilla që janë hapur kohëve të fundit, në lokalitete të ndryshme të kësaj komune. Kreu i kësaj komune nga aty, ka ftuar donatorët të investojnë në komunën e Vitisë.

“ Ftoj donatorët të investojnë në komunën tonë sepse më të vërtetë ja vlen, pasi që ne kemi  njerëz të zellshëm dhe punëtor fisnik, që kanë traditë që dinë dhe dëshirojnë të investojnë në tokën e vet. Vitia dhe rinia e Vitisë nuk e ka ndërmend të shkoj në mërgim apo gjëkundi por, e ka ndërmend të punoj dhe shfrytëzoj potencialet e veta dhe të jetoj e punoj nga këto potenciale”, u shpreh kryetari Haliti.

Ai tha se motivi i punës e mbanë rininë këtu, gjeneron punësim dhe të hyra.

Kurse Valbona Ajeti, Drejtoreshë e kësaj fabrike tregoi se fillimin e kësaj pune në këtë veprimtari ata e kishin nisur në vitin 2015, duke u rritur gradualisht me përkrahjen e donatorëve por edhe të komunës së Vitisë.

“Si çdo fillim por edhe ky i yni ka qenë i vështirë, por falë përkrahjes së vazhdueshme të komunës së Vitisë dhe donatorëve dhe të angazhimit tonë ne kemi arritur këtu ku jemi sot. Mbështetjen e parë e kemi pasur nga komuna e Vitisë nën udhëheqjen e kryetarit, Sokol Haliti bashkë me drejtorinë e bujqësisë dhe GLV-në “Vitia” tha ajo.

 Ajeti përmendi edhe përkrahjen që ja kanë bërë organizatat e ndryshme dhe institucionet, për të arritur deri të hapja e kësaj fabrike. Me këtë rast ajo falënderoj të gjithë ata që e kanë përkrahur atë, për të arritur deri te hapja e fabrikës për kultivimin dhe konservimin e perimkulturës “Grasep”, në Sllatinë të Epërme të Vitisë.

Përndryshe në këtë përurim e pranishme ishte edhe Arlinda Sahiti, Drejtoresh për Bujqësisë, Pylltari dhe Zhvillim Rural i cili ju urojë përfaqësuesve të kësaj fabrike suksese në të ardhmen. /2LONLINE.com/

Etiketat:aktuale Grasep Komuna e Vitisë perimekulturës Sllatinë të Epërme Sokol Haliti
Postimi i mëparshëm
Postimi i radhës
Lajmet e fundit
Sport

Boksierja Donjeta Sadiku i siguron Kosovës medalje në Kampionatin Botëror që po

16 Maj, 2022
Sport

FC Drita nuk e lëshon kapitenit, kontratë e re trevjeçare me të

16 Maj, 2022
Gjilan

Vlora Latifi-Sylejmani u zgjodh kryetare e Aleancës së Gruas së Kosovës (AGK)

16 Maj, 2022
Policia

Në kampin ‘Vrella’ u mbajt ceremonia e certifikimit të zyrtarëve të njësiteve

16 Maj, 2022
Lajme të ngjashme

FC Drita nuk e lëshon kapitenit, kontratë e re trevjeçare me të

16 Maj, 2022

Kryetari i Vitisë priti në takim zëvendësdrejtorin e Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave

16 Maj, 2022

Trajnohen për reagim në fatkeqësi natyrore

16 Maj, 2022

Rajoni i Gjilanit: Raportohen tri raste të dhunës në familje

16 Maj, 2022

Minutat shtesë ia sollën fitoren Dritës

15 Maj, 2022

Kryeministri Kurti nderohet nga Senati i Iowa-s me medaljen e Shërbimit të Jashtëm të Shquar

15 Maj, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
  • Info+
  • Nacionale
  • Politikë
  • Policia
  • Op/Ed
  • Sport
  • Art/Kult
  • Shneta
  • Lugina
  • Gjykatë
  • N'rrjet
  • Rrotull
  • 2LTV
  • Njoftime/Shpallje
  • Promo
  • Magazina

Ky portal mirëmbahet nga N.SH 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com