Në Sllatinë të Epërme finalizohen projektet e asfaltimit të rrugëve të lagjeve
/2L ONLINE/ – Sllatinë të Epërme të Komunës së Vitisë, ka filluar, sot, asfaltimi i rrugëve të lagjeve të këtij lokaliteti. Punimet në asfaltimin e rrugëve të lagjeve të fshatit Sllatinë, i ka inspektuar nga afër edhe kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i cili me këtë rast ka biseduar edhe me banorët e këtyre lagjeve, rreth këtyre punimeve.
“Kemi përshpejtuar dinamikën e punimeve në asfaltimin e rrugëve në lagje të ndryshme, si dhe rrugëve tjera që lidhin fshatrat, pasi numri i projekteve të kësaj natyre gjatë këtij viti, është shumë i madh dhe duam që gjitha këto projekte të përfundojnë në afatin optimal”, ka thënë kryetari Haliti.
Kurse, banorët e rrugës “Saqip Hoxha”, projektin e asfaltimit të kësaj rruge, e shohin si një nga projektet më me prioritet për ta, pasi sipas tyre deri më tani ata janë ballafaquar me problem të shumta në qarkullim të njerëzve dhe automjeteve. Edhe banorët e rrugës “Azemi” u shprehen të kënaqur me investimin që e ka bërë komuna e Vitisë, sot në asfaltimin e kësaj rruge. Në Sllatinë të Epërme të Vitisë, krahas rrugës “Saqip Hoxha’ janë asfaltuar edhe rrugët “Muhabi Nuhiu” dhe “Azemi”./2L ONLINE/

