DYLON

Në Sllakovc të Gjilanit vëhet gurëthemeli i dy shtëpive për familjet ne nevojë

Avatar photo Redaksia

/2LONLINE/ – Feriz Imeri i Sllakovci i Epërm i Gjilanit mezi i ndalte lotët e gëzimit pasi sot Komuna e Gjilanit me donatorët po i ndërton shtëpinë e re. Ferizi së bashku me familjen e tij tetë anëtarëshe deri tash ka jetuar në gjendje të rëndë të banimit.

“Po ndihna shumë mirë, shumë i kënaqun…ma i kënaqun se sot kurrë s’jam kanë. Falëmneres shumë prej kryetarit Lutfi Haziri e prej shoqnisë që po m’bajnë me shpi të re. S’di çka me thanë pos që jam shumë i gëzuem”, tha plaku Feriz Imeri, teksa i rrjedhnin lotët e gëzimit.

EkoHigjiena

Pos Feriz Imerit, Komuna e Gjilanit me donatorin “Vali Ranch” e ka vënë gurëthemelin edhe për shtëpinë e familjes së Adem Mumqillës, poashtu tetë anëtarëshe, e cila ka jetuar në gjendje të rëndë të banimit.

Në vënien e gurëthemelit të dy shtëpive në Sllakovc të Epërm ka qenëi pranishëm kryetari i Komunës, Lutfi Haziri me bashkëpunëtorë, sikurse edhe pronari i kompanisë “Vali Ranch”, Fehmi Fetahi.

“E falënderoj shumë kompaninë “Vali Ranch” me pronar Fehmi Fetahun qëiështë bashkangjitur aksionit të Komunës. Sot janë gëzuar dy familje të Sllakovcit të Epërm, të cilat janë me shumë anëtarë, me shumë fëmijë e që kanë jetuar në kushte jashtëzakonisht të vështira, me shtëpi të pabanueshme”, ka thënë me këtë rast kryetari Lutfi Haziri, i cili ka shtuar se gjatë këtij muaji do të përfitojnë shumë familje të kësaj natyre.

“Përfundimisht, në këtë muaj të mëshirës e solidaritetit, së bashku me ekipet e Komunës besoj shumë po punojmë që ta përmbyllim planin e renovimit të shtëpive, e rindërtimit të shtëpive dhe pagesës së qirave për kategori të banimit”, tha Haziri.

Pronari i “Vali Ranch”, Fehmi Fetahi, është ndier i kënaqur që po merr pjesë në ndërtimin e këtyre shtëpive, ndërsa ka falënderuar kryetarin Haziri për inicitivën për të ndihmuar familjet në nevoj në Gjilan.

Përndryshe, këto donacione kanë ardhur pas iniciativës së kryetari Haziri, i cili në tetorin e vitit të kaluar organizoi mbrëmjen humanitare “Pak nga ne, shumë pë rata”, në të cilën u lajmëruan shumë donatorë./2L ONLINE/