DYLON

Në Skifteraj u vu gur themeli i kompleksit memorial të dëshmorit Hoxhë Jonuz Zenullahu

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Sot në fshatin Skifteraj, konkretisht në lagjen Abazi u vu gurthemeli i kompleksit memorial që i kushtohet dëshmorit Hoxhë Jonuz Zejnullahu. Në këtë ceremoni, pos familjareve t dëshmorit dhe banorëve të tjerë nga ky lokalitet, të pranishëm ishin edhe përfaqësues të institucioneve komunale dhe organizatave të dala nga lufta.
Gurthemelin e këtij kompleksi memorial e vendosën kryetari i veteraneve të UÇK-së në Viti Avdi Rexhepi, si dhe bashkatdhetari, njëherit ideatori dhe donatori kryesor Ukë Salihu. Ky projekt, pritet të finalizohen më 5 maj, kur edhe është përvjetori i rënies së dëshmorit Hoxhë Jonuz Zejnullahu. Të theksojmë se në seancën e fundit të Kuvendit Komunal për vitin e kaluar, ishte marrë vendimi për shfrytëzim të pronës komunale për ndërtim të këtij kompleksi që ishte kërkesë e banorëve të lagjes. /2L ONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.