DYLON

Në Skifteraj u përkujtuan katër nxënësit martirë të rënë nga minat në vitin 1999

Në Skifteraj u përkujtuan katër nxënësit martirë të rënë nga minat në vitin 1999
Avatar photo Redaksia

Në fshatin Skifteraj të Vitisë u përkujtuan sot katër nxënësit martirë, të cilët humbën jetën tragjikisht nga minat e vendosura nga forcat serbe në vitin 1999.

Ceremonia përkujtimore u zhvillua në vendin ku ndodhi tragjedia, duke rikujtuar një nga ngjarjet e dhimbshme të pasluftës në këtë trevë. Humbja e katër nxënësve la pas dhimbje të thellë te familjet e tyre dhe te gjithë popullata e kesaj ane.

EkoHigjiena

Në shenjë nderimi dhe kujtimi, homazhe pranë varrezave të viktimave bëri edhe zëvendëskryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu, së bashku me përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, subjekteve politike, institucioneve, nxënësve dhe personelit të shkollës “Kenan Halimi, si dhe qytetarë të tjerë.

Të pranishmit vendosën kurora lulesh dhe nderuan kujtimin e katër nxënësve, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së kujtimit për viktimat dhe të kaluarën e dhimbshme të Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.