DYLON

Në Skifteraj ka nisur implementimi i projektit të komasacionit

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Pas grumbullimit të të dhënave dhe dokumentacionit nga ana e pronarëve të tokave që janë nën zonën e komasacionit, kanë nisur matjet në terren dhe identifikimi i atyre tokave nga pronarët.

Siq dihet në fshatin Skifteraj janë afër 200 hektar të përfshirë në zonën kadastrale të komasacionit, ndërkohë që në tërë komunën e Vitisë janë 7 zona të komasacionit.

EkoHigjiena

Drejtori i drejtorisë së Bujqësisë në Viti Veton Ademi ka njoftuar se ecuria e punës në terren gjatë ditës së oparë të matjeve ka qenë shumë e mirë, sikur edhe përgjigja e pronarëve të tokave ka qenë e kënaqshme.

Projekti i komasacionit që do ta implementoj kompania “Consulting Inginiering” parashihet që të përfundoj në komunën e Vitisë brenda 3 vitesh.

Komasacioni ka nisur qysh në viti e 80-ta në komunën e Vitisë, por pati mbetur i papërfunduar deri më tani, duke i pamundësuar bujqve-pronarëve të atyre tokave certifikimin zyrtar të pronësisë. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.