DYLON

Në ShSKUK në trajtim janë 15 pacientë të konfirmuar me Covid

Në ShSKUK në trajtim janë 15 pacientë të konfirmuar me Covid
Avatar photo Redaksia

Sipas raportimeve nga njesitë përbërëse të ShSKUK-së , në trajtim spitalor nga Covid-19, janë 15 pacientë të konfirmuar me Covid-19, përderisa 25 pacientë janë post-covid.

Me oksigjeno-terapi janë 8 pacientë, kurse në kujdes intensiv në Spitalin e Gjakovës është 1 pacient, në Klinikë n Infektive, 1 me maskë oksigjeni.

EkoHigjiena

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 9 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 22 pacientë, post-covid

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient me maskë oksigjeni

Spitali i Gjakovës, 2 pacientë
Spitali i Pejës, 5 pacientë
Spitali i Ferizajt, 1 pacient. /2LONLINE.com/