DYLON

Në shkollën “Bafti Haxhiu” në Viti u mbajt një demonstrim për testimin e kapaciteteve në rast të tërmeteve

Në shkollën “Bafti Haxhiu” në Viti u mbajt një demonstrim për testimin e kapaciteteve në rast të tërmeteve
Avatar photo Redaksia

Sot në shkollën fillore të mesme të ulët “Bafti Haxhiu” në Viti, është mbajtur një demonstrim-testim i kapaciteteve të shkollës në rast të tërmeteve.

Me këtë rast në këtë testim të kapaciteteve të kësaj shkolle i pranishëm ishte dhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga Fatbardha Emini, drejtoreshë e Arsimit në Viti.

EkoHigjiena

Bëhet me dije se ky projekt që është mbështetur nga Kryqi i Kuq dhe nga “JICA” japoneze, ka filluar muaj me parë që kjo shkollë të ketë një ekip për raste emergjente.

Ndërkaq i pari i komunës vuri në pah rëndësinë e ushtrimeve të tilla për të minimizuar dëmet në rast të fatkeqësive.

“Këto janë aktivitete shumë të rëndësishme sepse i përgatisin mësimdhënësit dhe nxënësit për mbrojtje në rast të fatkeqësive natyrore në këtë rast të tërmeteve” u shpreh kryetari Haliti.

Ai gjithashtu përgëzoi dhe falënderoj Kryqin e Kuq në nivel qendror dhe lokal dhe donatorin e këtij trajnimi (JICA).

Pjesë e këtij demonstrimi ishin edhe Policia e Kosovës – stacioni në Viti. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.