DYLON

Në shkollat e Gjilanit rikthehet kontrolli sistematik i nxënësve që ishte pezulluar shkaku i pandemisë

Në shkollat e Gjilanit rikthehet kontrolli sistematik i nxënësve që ishte pezulluar shkaku i pandemisë
Avatar photo Redaksia

Është rikthyer në shkollat e Gjilanit kontrolli sistematik i nxënësve, i cili ishte pezulluar për shkak të pandemisë COVID-19 në vitin 2020 dhe ka filluar në shkollën “Selami Hallaqi”, përkatësisht te nxënësit e klasave të nënta. 

Në emër të kryetarit Alban Hyseni ka folur nënkryetarja Leonora Morina Bunjaku, e cila ka thënë se prioritet i qeverisjes është shëndetësia dhe mirëqenia e qytetarit. 

EkoHigjiena

“Ne jemi të vetëdijshëm për kontrollin sistematik për përkujdesjen ndaj gjeneratave të reja, nxënësve tanë. Mirëpo, pa qenë një bashkëpunim i mirëfilltë mes prindërve, mësimdhënësve e nxënësve, ky kontrollim nuk do të ishte realizuar. I falënderojmë të gjithë akterët që po angazhohen për të parandaluar çdo sëmundje ose patologji me të cilat mund të ballafaqohen nxënësit tanë. Si institucione kujdesemi që shëndeti i fëmijëve të jetë prioritet i prioriteteve”, ka thënë nënkryetarja Morina Bunjaku.

Kontrolli sistematik i nxënësve do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, ku përfshihen të gjithë nxënësit e shkollave nga klasat 1-9. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.