/2L ONLINE/ – Duke u bazuar në ligjet përkatëse, Policia e Kosovës njësitet e trafikut Rajonal këtu në Gjilan kishte përpiluar Planin Operativ “Kontroll teknike e jashtëzakonshme e automjeteve”, e i cili plan është në zbatim e sipër.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë të ditur se qëllimi i këtij plani ishte identifikimi i automjeteve të cilat qarkullojnë në rrugë e të cilat dyshohet se teknikisht nuk janë në rregull- sidomos mekanizmi drejtues i tyre, frenues dhe ai i ndriçimit, gjendja e pneumatikeve, parafangot etj. defekte këto të cilat besohet se janë si faktorë kontribuues i aksidenteve në trafikun rrugor.
“Deri më tani të gjitha automjetet që janë ndalur si: Kamionë, autobusë, furgonë, vetura, janë dërguar në Qendrat e kontrolleve teknike ma të afërta ku janë konstatuar parregullsisë teknike dhe janë ndërmarrë masa konformë dispozitave ligjore.
“Nga 13 tetor 2016 deri dje 25 tetor 2016, janë shqiptuar gjithsejtë 84 tiketa gjobitëse për ato automjete që kanë rezultuar teknikisht jo në rregull. Mjetet e kontrolluara motorike në qarkullim, të ndalura dhe që dërguara në “Kontrollim teknik të jashtëzakonshëm” kanë rezultuar jo në rregull gjithsej: Kamionë – 23, Autobusë – 14, Furgonë – 24 dhe Vetura – 23.
Nga këto, 18 kundërvajtje i janë shqiptuar pronareve te firmave të cilët kanë urdhëruar vozitësit të drejtojnë automjete në gjendje jo të rregullt teknike, kryesisht autobus dhe mjete tjera transporti, mallrash apo udhëtarësh.
“Me qëllim të preventimit nga aksidentet me fatalitet dhe lëndime të rënda, Policia e Kosovës do të jetë e përkushtuar dhe do të vazhdojmë të punojë në zbatim të ligjit. Të gjitha mjetet motorike cilat do qofshin ato që nuk i plotësojnë kushtet teknike për qarkullim të sigurt nëpër rrugë do të largohen nga trafiku, konformë normave ligjore”, ka thënë Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan. /2L ONLINE/