DYLON

Në shenjë të Ditës së Demokracisë u ndanë tri shpërblime për piktorët filloristë

Avatar photo Redaksia

Në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, Kuvendi i Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka organizuar një konkurs për piktorët filloristë, të klasave të teta dhe të nënta në temën : “Paqe dhe liri për të gjithë fëmijët e botës”.

Juria e përbërë nga: Abdurrahman Simnica, piktor grafik , zyrtar në Ministrinë e Arsimit, Mihane Haziri, profesoreshë e artit figurativ në gjimnazin “Sami Frashëri ” në Prishtinë dhe Shefqet Rexhepi, gazetar shumëvjeçar i kulturës dhe arsimit, aktualisht zyrtar i lartë për media në Kuvendin e Kosovës, pasi i ka analizuar të gjitha vizatimet e nxënësve, ka shpërblyer tri prej tyre.

EkoHigjiena

Me qëllim të nxitjes së kreativitetit të filloristëve, çmimi i parë shoqërohet me 300 euro, çmimi i dytë me 200 euro, ndërsa çmimi i tretë me 100 euro.

Çmimin e tretë e ka fituar një punim i panënshkruar, ndërsa çmimin e dytë e ka fituar nxënësja Verona Halimi, nxënëse e kl. VIII – 2 nga “Shkolla e Gjelbër” në Prishtinë.

Çmimi i parë, ndërkaq, i takoi nxënëses së klasës 8/5 të shkollës “Dardania” në Prishtinë, Era Gërbeshi. Duke ndarë këtë çmim kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ftoi të rinjtë të merren me pikturë, duke premtuar se ato do të kenë hapësirë përherë në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.