“Ministria e Shëndetësisë ka pranuar të martën 4680 doza të vaksinës Pfizer/Biontech kundër COVID-19, pjesë e parë e 95.000 dozave të cilat Bashkimi Evropian i ka ndarë për Kosovën në kuadër të mbështetjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor në vaksinimin kundër COVID-19.
“Nga sot në sallën “1 Tetori” po vazhdon vaksinimi me 4680 vaksinat të cilat janë fasilituar nga Austrian Embassy Pristina dhe të financuara nga Komisioni Evropian”. njofton Ministria e Shëndetësisë. /2LONLINE.com/