DYLON

Në Sadovinë të Jerlive asfaltohet rruga “Ilegalja”

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe zv. Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Bajram Gecaj kanë vizituar sot fshatin Sadovinë të Jerlive, konkretisht rrugën “ Ilegalja” pasi që kanë filluar punimet në asfaltimin e kësaj rruge me gjatësi rreth 250 metrave.

Me këtë rast banorët lokal u shprehen se asfaltimi rrugës “Ilegalja” është I një rëndësie të veçantë për ta dhe shprehen falënderimet e tyre për Institucionet Komunale të Vitisë, të cilat mundësuan realizimin e këtij projekti infrastrukturor. Më pas Kryetari Haliti dhe zv. Ministri Gecaj vizituan edhe kompleksin e dëshmorëve të këtij fshati “ Gursel dhe Bajram Sylejmani” ku edhe vendosën kurore lulesh. /2L ONLINE/

EkoHigjiena


Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.