DYLON

Në rrethin e Pçinjës, Bujanoci ka më pak raste pozitive me Covid-19

Në rrethin e Pçinjës, Bujanoci ka më pak raste pozitive me Covid-19
Avatar photo Redaksia

Përqindja e rasteve të zbuluara me Covid-19 në rrethin e Pçinjës është përsrëri shqetësuese dhe arrinë deri në 43.27%, këtë  e konfirmoi epidemiologu Dr. Slagjan Stankoviq për mediat serbe, transmeton Titulli.com.

Sipas tij në këtë rajon ditët e fundit janë testuar 171 pacientë dhe virusi u konfirmua në 74 persona.

EkoHigjiena

Në bazë të dhënave zyrtare nga raportet numri më i madh i pacientëve të rinj është nga Vranja, 64 pastaj vjen Vladiçin Han me 4 pacientë të rinj, 3 nga Presheva, 2 nga Trgoviste dhe 1 nga Bujanoci.

Në komunën e Bujanocit që nga fillimi i pandemisë me Covid-19, numri i pacientëve të infektuarëve ka arritur në 797, thuhet ne raportin e shtëpisë së shëndetit, përcjellë Titulli.com.

Gjithashtu sipas udhëheqësve shëndetësore lokal vaksinimi po vazhdon knaqshëm në komunën e Bujanocit.

BURIMI: Titulli.com

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.