DYLON

Në Rozhajë nënshkruhet peticioni kundër kufirit me Kosovën

Avatar photo Redaksia

Në qytetin malazez të Rozhajës ka filluar nënshkrimi i peticionit me të cilin kërkohet ridefinimi i sërishëm i kufirit me Kosovën, me qëllim të kthimit të territorit i cili u është marrë nga ky proces.

Qytetarët thonë se me këtë vendim u është rrezikuar seriozisht turizmi pasi ky territor ka qenë lidhja e tyre kryesore me malin Hajla, transmeton Klan Kosova.

EkoHigjiena

Në këtë peticion, mes tjerash, thuhet:

“Me ndarjen e re ka ardhur deri te lëvizja e kufirit të vjetër, me ç’rast është marrë territori më i rëndësishëm për zhvillimin e turizmit malor në Rozhajë”.

“Me kufirin e ri, Rozhaja e ka humbur rrugën me të cilën ka qenë e mundshme që të shkohet me automjet në njërin prej maleve më të bukura në rajon”.

“Me këtë kufi të ri ne e humbim anën e malit që e ka potencialin më të madh për shtegun skiator me lartësi mbidetare prej 600 metrash, të cilën ekspertët e skijimit e kanë cilësuar si të përsosur sa i përket pjerrtësisë”.

Peticioni është duke u nënshkruar në Sheshin Mulla Jakup Kardovic, në Rozhajë.

Edhe Lidhja Demokratike e Boshnjakëve e ka kritikuar marrëveshjen për kufirin.

“Askush nga Rozhaja nuk ka marrë pjesë në krijimin e hartave topografike. Pse Rozhaja duhet ta paguajë çmimin me marrjen e pjesës më të çmuar të saj në malin Hajla?”.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.