Në Roganë përurohet shërbimi i stomatologjisë
/2L ONLINE/ – Në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Roganë të Kamenicës, sot është përuruar shërbimi i stomatologjisë i cili tani e tutje do të jetë i hapur gjatë të gjitha ditëve të punës për banorët e Roganës dhe fshatrave rreth saj.
Në ceremoninë e organizuar me këtë rast morën pjesë Kryetari Begzad Sinani, nënkryetari Fatmir Matoshi, kryesuesi i Kuvendit Komunal Bajram Dërmaku, drejtori i shëndetësisë Agim Bucolli dhe zyrtarë të tjerë komunal.
Kryetari Sinani me këtë rast tha se po përmbushet edhe një kërkesë dhe zotim i qeverisë komunale për të ofruyar shërbimet sa më afër qytetarëve.
“Kjo ordinancë do të jetë në shërbim të Roganës dhe fshatrave tjera të këtij rrethi dhe jemi të lumtur që këtë të arritur po e jetësojmë sot. Rogana përditë e më tepër po përparon, dhe ky projekt i yni së bashku me shkollën moderne që po ndërtohet, asfaltimet e rrugëve dhe infrastruktura tjetër po i japin Roganës epitetin e një qytetëze të zhvilluar. Angazhimi ynë nuk përfundon këtu dhe nuk përfundon me këto investime e projekte, jemi të përkushtuar që të punojmë qdo ditë për komunën tonë dhe për qytetarët e saj”, tha kryetari Sinani duke uruar stafin e QMF-së dhe stomatologen Aishe Morina.
Në emër të këshillit lokal, kryetari Isa Kryeziu ka falënderuar strukturat komunale për hapjen e qendrës së stomatologjisë në Roganë duke e vlerësuar si një të arritur për Roganën. “Ju falëndseroj në emër të këshillit lokal dhe jam i bindur se kjo qendër do të opërmirësoj kushtet e banorëve këtu. Tash e tutje qytetarët e kësaj pjese nuk do të kenë nevojë të shkojnë në Kamenicë për të kryer shërbime stomatologjike dhe kjo ka rëndësi të madhe” tha Isa Kryeziu.
Kryetari i këshillit lokal të Roganës Isa Kryeziu ishte edhe pacienti i parë në këtë qendër të stomatologjisë. /2L ONLINE/
