DYLON

Në Remnik e Skifteraj u mbajt diskutim publik për planifikim të buxhetit

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Me qëllim të planifikimit të buxhetit komunal për periudhën 2016-2018, kanë filluar diskutimet publike me qytetar, për identifikimin e nevojave dhe projekteve prioritare.

Takimet e para ku është diskutuar për këtë çështje janë mbajtur mbrëmë në Remnik dhe Skifteraj, ku qytetarët patën rastin të njihen nga zyrtarët komunal për rëndësinë e këtyre diskutimeve dhe ndikimi i qytetarëve në vendimmarrjen e projekteve prioritare.

EkoHigjiena

Zv. kryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu, duke folur për angazhimet dhe punën e deritanishme të qeverisjes komunale, ka theksuar se komuna po bënë përpjekje që të jetë sa më afër qytetarit në ofrimin e shërbimeve dhe një mirëqenie më të mirë, ndërkaq për diskutimet publike për planifikimin e buxhetit është shprehur se janë të rëndësisë së veçantë për faktin se në këto takime merren parasysh nevojat e qytetarëve në mënyrë të drejtpërdrejtë.

“Vitin e kaluar kemi pasur 14 dëgjime publike, ndërkaq sivjet do të jemi në 20 takime nëpër lokalitete dhe grupe të tjera. Shtimin e numrit të takimeve e kemi bërë me qëllim që të japim mundësi më shumë qytetarëve dhe kategorive të ndryshme që të kenë qasje në planifikimin e buxhetit në mënyrë që ndarja mandej të jetë sa më e barabartë”, tha Aliu.

Ai u shpreh se si udhëheqje komunale së bashku me zyrtarin financiar janë këtu të dëgjojnë zërin e qytetarëve dhe të marrin hapur propozimet që dalin nëpër këto takime. Për planet buxhetore dhe procedurat e aprovimit të buxhetit, si edhe afatet kohore, qytetarët i njoftoi Berat Zuka zyrtar i larë i buxhetit.

Ndërkaq në pjesën e dytë, nga banorët u dhanë propozimet dhe u paraqiten kërkesat për projektet që janë më me prioritet. Në Remnik, ndër projektet më me rëndësi u veçuan rrethoja e shkollës, rregullimi i kanalizimit të shkollës megjithëse gjysma e këtij rrjeti nuk është funksional.

Mandej asfaltimi I rrugës që lidh fshatin Remnik me fshatin Nasalë të komunës së Gjilanit që ka një gjatësi prej 1600 metrash, ndërtimi I trotuarit në rrugën e fshatit, vazhdimi i projektit të ndriçimit publik që ende është i nevojshëm të shtrihet dhe disa projekte të tjera.

Kurse në Skifteraj, banorët kishin identifikuar së bashku me Këshillin e fshatit nevojat që ka ky lokalitet duke I dhënë më shum prioritet ri funksionalizimit të ujësjellësit dhe kanalizimit, rregullimin e trotuarit në tërë gjatësinë e rrugës kryesore, shtrirjen e kanalizimit për lagjet Avdiu, Ismajli, Haliti, përfshirjen e gjithë fshatit në sistemimin e mbeturinave dhe rregullimin e punktit shëndetësor të fshatit.

Po ashtu si nevojë që kërkon një intervenim u përmendën edhe rregullimi i rrjetit të ngrohjes në shkollë, rrethoja e shkollës, parking i shkollës për automjete etj. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.