Në rajonin e Gjilanit raportohen disa vjedhje dhe vjedhje në tentativë

Në rajonin e Gjilanit raportohen disa vjedhje dhe vjedhje në tentativë

Në rajonin e Gjilanit raportohen disa vjedhje dhe vjedhje në tentativë. Në Novobërdë, një qytetar, serb – kosovar, ka raportuar në polici se iu janë vjedhur katër krerë dhi dhe dy edha.

Nënkolonel Shaban Azizi, Zëvendësdrejtori Rajonal i Policisë në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se në lidhje me rastin e raportuar, patrulla ka arritur deri te informata se dhitë nuk janë vjedhur, por i kanë humbur dhe gjinden tek një person tjetër. i cili ka lajmëruar se kafshët i ka gjetur dhe se nuk ka pasur njohuri se të kujt janë.

“Ankuesi është lajmëruar për vendndodhjen e tyre ku edhe i ka identifikuar dhitë dhe i ka sjell në shtëpi”, ka bërë të ditur Nënkolonel Shaban Azizi.

Ndërsa, në një rast tjetër, raportohet për vjedhje të rëndë në tentativë, që është regjistruar në Gjilan, ku ankuesi ka raportuar se në dy shtëpitë e tij, persona të panjohur kanë depërtuar me forcë përmes dritareve, kanë demoluar nëpër dhoma, por nuk kanë arritur të vjedhin asgjë.

Rasti procedohet në njësinë hetimore përkatëse.

Ndërsa në rastin e tretë po në Gjilan, raportohet se ankuesi ka bërë të ditur se nga persona të panjohur, para hyrjes së shtëpisë i janë vjedhur katër palë mbathje sportive në vlerë të përgjithshme rreth 250€.

Edhe ky rast procedohet në njësinë hetimore përkatëse

KOMENTE