DYLON

Në Rajonin e Gjilanit brenda një jave: Shqiptohen 1 mijë e 158 gjoba

Në Rajonin e Gjilanit brenda një jave: Shqiptohen 1 mijë e 158 gjoba
Avatar photo Redaksia

Aktivitete javore në trafikun rrugor

“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 07.11.2025 – 13.11.2025 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar 1 mijë e 158 gjoba, ka thënë Ismet Hashani, Përgjegjës i Zyrës për Informim i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan.

EkoHigjiena

Sipas tij, gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:

  • Hetim i pesëmbëdhjetë (15) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,    
    • Hetim i shtatëmbëdhjetë (17) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
    • Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për tridhjetë e tetë (38) ngasës.
    • Janë tërheq nga trafiku dhjet automjete (10)
    • Nga dhjetë automjete janë heqë folitë e jashtëligjshme.

“Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, uleni shpejtësinë, mos përdorini telefonin, vendosni rripin e sigurimit, keni kujdes ndaj këmbësorëve, këmbësorë përdorni vijat e bardha për kalimin e rrugës, mos e neglizhoni sinjalistikën rrugore dhe semaforët. Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët. Ndihmoni në uljen e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës”, ka thënë zëdhënësi Ismet Hashani.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.