DYLON

Në Rajonin e Gjilanit 341 të gjobitur për mosrespektim të masave anticovid

Në Rajonin e Gjilanit 341 të gjobitur për mosrespektim të masave anticovid
Avatar photo Redaksia

Sipas raportit policor të Policisë Rajonale të Gjilanit, gjatë zbatimit të masave të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës dhe institucionet e Shëndetësisë si pasojë e pandemisë Covid-19, për periudhën kohore një javore 30 dhjetor 2020 deri me 05 janar 2021, në të gjitha shtatë komunat e rajonit të Gjilanit, kanë shqiptuar gjithsej 341 fletëparaqitje për mos respektim të këtyre masave.

Në raste të veçanta Policia e Kosovës po ashtu ka asistuar inspektorët sanitar Komunal, në kontrolle të lokaleve hoteliere të cilat janë takuar duke mos i përmbush masat e kërkuara nga ana e Qeverisë së Kosovës Anti COVID- 19.

Policia e Kosovës i thërret dhe apelon te qytetarët që ti respektojnë me përpikëri masat e ndërmarra nga ana e Qeverisë , ne dhe të gjitha institucionet e shtetit e kemi vetëm një qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve tanë, në të kundërtën moszbatimi i këtyre masave do të ketë konsekuenca ligjore. /2LONLINE.com/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.