DYLON

Në Rahovicë u përkujtua rënia heroike e dëshmorëve për lirinë e vendit

Në Rahovicë u përkujtua rënia heroike e dëshmorëve për lirinë e vendit
Avatar photo Redaksia
Në kuadër të manifestimit tradicional “Lulëkuqet e Prillit”, në Rahovicë, u përkujtua me nderim të thellë rënia heroike e dëshmorëve dhe martirëve për lirinë e vendit

Ky aktivitet përkujtimor mblodhi përfaqësues institucionalë, veteranë të luftës, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë të shumtë, të cilët bashkërisht nderuan kujtimin dhe veprën e atyre që dhanë jetën për liri dhe pavarësi. U përkujtuan me respekt të veçantë dëshmorët Arsim Isufi, Shemsi Isufi, Ahmet Mehmeti dhe Ramadan Kastrati, si simbole të qëndresës dhe përkushtimit ndaj atdheut.

Në këtë ngjarje morën pjesë edhe Nënkryetarja e Komunës së Kamenicës, Arta Bajralija, Kryesuesja e Kuvendit, Arbnore Beqiraj Fera, Kryetari i OVL-UÇK-së dega në Kamenicë, Milaim Limoni si dhe ish Komandanti i Zonës Operative të Karadakut,Ahmet Isufi.

EkoHigjiena

Gjatë manifestimit u theksua rëndësia e ruajtjes së kujtesës historike dhe përçimit të vlerave të lirisë, sakrificës dhe atdhedashurisë tek gjeneratat e reja.

Ndërsa në një fjalë rasti, Nënkryetarja Arta Bajralija, ka thënë se komuna mbetet e përkushtuar që përmes aktiviteteve të tilla të ruajë dhe nderojë trashëgiminë historike, duke forcuar ndërgjegjen kolektive për sakrificat që sollën lirinë e sotme.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.