/2L ONLINE/ – Komuna e Kamenicës ka kërkuar sot zyrtarisht nga Ministri i Infrastrukturës, vazhdimin e asfaltimit të Rrugës Shipashnicë – Desivojcë e cila ka mbetur pa u realizuar nga viti 2012 kur ky projeKt kishte filluar. Kryetari i Komunës së Kamenicës Begzad Sinani së bashku me Nënkryetarin Fatmir Matoshi sot e kanë vizituar me Ministrin Lutfi Zharku këtë rrugë.
Asfaltimi i 6.5 kilometrave rrugë deri në Desivojcë do të ishte një mundësi shumë e mirë për zhvillimin e kësaj treve dhe një mundësi shumë e mirë që këto fshtra mos të braktisen për mungesë të kushteve elementare për jetesë.
Ministri Zharku është zotuar se Ministria e Infrastrukturës do ta trajtojë me prioritet këtë rrugë për ta asfaltuar në një të ardhme të afërt.
Kryetari Sinani ka kërkuar që edhe rruga Shipashnicë e Poshtme – Shipashnicë e epërme të futet në plan për rehabilitim dhe poashtu të parashihet riasfaltimi i rrugës së dëmtuar brenda fshatit Shipashnicë e Epërme. /2L ONLINE/