DYLON

Në qytetin e Gjilanit defilohet me pajton duke kënduar për 28 Nëntorin

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në Komunën e Gjilanit në kuadër të festës së flamurit kombëtar, është festuar më ndryshe se zakonisht, ngase këtë e bënë interesante për qytetarë, defilimi nëpër qytet i rinisë me veshje kombëtare, pajton dhe këngë për Shqipërinë e për flamurin, duke përshkruar kështu një ngjarje të madhe historike për shqiptarët që kishte ndodhur fillimin e shekullit të kaluar.

Këtij vargu të ecjes nëpër qendrën e Gjilanit, iu bashkëngjit edhe kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, drejtorë të drejtorive komunale, qytetarë të rastit dhe kështu edhe pse në një mot me reshje bore, bënë që të tërheqet vëmendja e qytetarëve në këtë festë kombëtare për gjithë shqiptarët. /2L ONLINE/

EkoHigjiena

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.