DYLON

Në QKUK do të fillojë Shërbimi i ri i Toksikologjisë

Në QKUK do të fillojë Shërbimi i ri i Toksikologjisë
Avatar photo Redaksia

Në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, përkatësisht, Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, do të fillojë Shërbimi i ri i Toksikologjisë.

Ky hap inovativ sjell pajisje moderne dhe analiza të specializuara që do të mundësojnë të diagnostikojmë me saktësi rastet e intoksikimit, qoftë në situata akute apo kronike.

EkoHigjiena

Me teknologjinë më të avancuar, do të monitorojmë përqendrimin e barnave terapeutike në gjak dhe identifikojmë në mënyrë efikase rastet e abuzimit me droga dhe substancat e rrezikshme.

Me këtë do të sigurojmë trajtime të nivelit ndërkombëtar, duke ofruar pacientëve një kujdes të shpejtë, të sigurt dhe efikas. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.