DYLON

Në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 409 pacientë me COVID-19

Në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 409 pacientë me COVID-19
Avatar photo Redaksia

533 pacientë janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme, prej tyre 409 janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19.

Me oksigjeno-terapi janë 348 persona, ndërsa 47 të tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në klinikat e QKUK-së janë të shtrirë për trajtim 205 pacientë, 170 të konfirmuar me COVID 19, gjersa 123 raste janë me oksigjeno-terapi.

EkoHigjiena

Spitalet e përgjithshme po ofrojnë shërbime mjekësore për 328 pacientë. 239 kanë rezultuar pozitivë, ndërkaq 225 persona i janë nënshtruar oksigjeno-terapisë. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.