Në QKMF-në e Gjilanit ka filluar kursi profesional për interpretimin e EKG-së dhe përdorimin praktik të defibrilatorit
Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), në e Gjilanit ka filluar kursi profesional për interpretimin e EKG-së dhe përdorimin praktik të defibrilatorit.
Kursi me temë “Interpretimi i EKG-së në sëmundjet iskemike dhe përdorimi praktik i defibrilatorit” është i dedikuar për mjekët familjarë dhe mjekët e përgjithshëm të QKMF-së.
Gjatë këtij trajnimi do të trajtohen në mënyrë teorike dhe praktike: Interpretimi i EKG-së; Ndryshimet elektrokardiografike në sëmundjet iskemike; Përdorimi praktik i defibrilatorit; Menaxhimi fillestar i situatave urgjente kardiake.
Kursi do të zhvillohet në grupe, me qëllim që të përfshihen të gjithë mjekët e QKMF-së në Gjilan dhe të forcohen njohuritë dhe shkathtësitë praktike në diagnostikimin dhe trajtimin fillestar të pacientëve me probleme kardiake.
Ligjërues: Dr. Arlind Ferati, Specialist i Kardiologjisë, PhD(c). /2LONLINE/
