Në QKMF-në “Dr. Nagip Rexhepi” u mbajtën ligjërata inovative mbi Shëndetin Mendor dhe Komunikimin Profesional
Në ambientet e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Nagip Rexhepi” në Gjilan u mbajtën ligjërata inovative mbi Shëndetin Mendor dhe Komunikimin Profesional.
Ky aktivitet, pjesë e programit të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP) dhe i organizuar nga KosovaMed Healthcare sh.p.k., në bashkëpunim me OIK dhe Drejtorinë e QKMF-së, synonte rritjen e njohurive dhe përmirësimin e praktikave infermierore për profesionistët që kujdesen për pacientët me nevoja psiko-shëndetësore të veçanta.
Qëllimi dhe Objektivat:
• Rifreskimi i njohurive bazike dhe përvetësimi i metodave moderne.
• Forcimi i komunikimit dhe sjelljes profesionale.
• Motivimi dhe ndarja e përvojave nga ekspertët për të nxitur inovacionin në praktikën klinike.
Ligjëruesit:
• Dr. Sami Rexhepi – Neuropsikiatër
• Dr. Behare Bojaxhiu – Psikologe Klinike
• PhD.c Kushtrim Salihu – QSHMSHIB
Çështjet Kryesore të Trajtuara:
1. Komunikimi Profesional – Qasje empatike për ndërtimin e marrëdhënieve të shëndetshme me pacientët.
2. Stresi dhe Parandalimi i Djegies Profesionale – Taktika praktike për ruajtjen e mirëqenies në vendin e punës.
3. Kujdesi ndaj të Sëmurëve Kronikë Psikiatrikë – Strategji efektive për trajtim dhe kujdes afatgjatë.
4. Roli i Infermierëve dhe Psikoedukimi – Përfshirja e familjes në rehabilitim dhe edukim psikosocial.
“Ky trajnim, i ofruar falas nga KosovaMed Healthcare sh.p.k., përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të cilësisë së shërbimeve në QKMF “Dr. Nagip Rexhepi” Gjilan, ashtu edhe ndërtimit të një kulture profesionale që vendos shëndetin mendor në qendër të kujdesit.
“Së bashku drejt një kujdesi profesional të qëndrueshëm dhe human për shëndetin mendor!”, thuhet në njoftimin e QKMF-së, “Dr. Nagip Rexhepi” , Gjilan. /2LONLINE/
