DYLON

Në qeverisjen tonë të ardhshme, zëri i gruas do të dëgjohet fort dhe do të ketë peshë të jashtëzakonshme

Në qeverisjen tonë të ardhshme, zëri i gruas do të dëgjohet fort dhe do të ketë peshë të jashtëzakonshme
Avatar photo Redaksia

Në qeverisjen tonë të ardhshme, zëri i gruas do të dëgjohet fort dhe do të ketë peshë të jashtëzakonshme

/Arbër Ismajli, kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit/

Mbrëmë pata kënaqësinë të jem në mesin e Forumit të Gruas, me gra të jashtëzakonshme që janë forca, zemra dhe fryma e çdo ndryshimi në qytetin e Gjilanit.

Ishte një takim plot vullnet, sinqeritet dhe ide të qarta për të ardhmen e Gjilanit.

Gratë tona janë udhëheqëset e qytetit tonë.

Me vendosmërinë, profesionalizmin dhe përkushtimin që tregojnë çdo ditë, ato po dëshmojnë se zhvillimi i qytetit fillon me përfshirjen e plotë të grave në çdo fushë të jetës publike e institucionale.

Në qeverisjen tonë të ardhshme, zëri i gruas do të dëgjohet fort dhe do të ketë peshë të jashtëzakonshme.

Do të krijojmë më shumë mundësi për punësim, përkrahje për bizneset e udhëhequra nga gratë, trajnime profesionale dhe përfshirje aktive direkte në vendimmarrje.

Faleminderit çdo gruaje që po e mban gjallë këtë frymë të madhe të fitores që po vjen me 12 tetor.

Së bashku, me guxim dhe me zemër të hapur, do ta ndërtojmë Gjilanin e ri shumë modern, Gjilanin me llogaridhënie të plotë dhe Gjilanin i cili përfaqëson rolin e gruas si asnjëherë më parë

Faleminderit shumë për përkrahjen dhe konsideratën!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.