DYLON

Në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë ka filluar vjelja e mollëve dhe nxjerrja e patates

Në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë ka filluar vjelja e mollëve dhe nxjerrja e patates
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të aktiviteteve të Njësisë Ekonomike të Shërbimit Korrektues të Kosovës, në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë ka filluar vjelja e mollëve dhe nxjerrja e patates nga sipërfaqet bujqësore të kësaj qendre.

E gjithë puna është realizuar nga të burgosurit e Qendrës Korrektuese në Smrekonicë, nën mbikëqyrjen dhe mbështetjen e zyrtarëve përgjegjës.

EkoHigjiena

Angazhimi i të burgosurve në punët bujqësore është pjesë e aktiviteteve të punës dhe aftësimit profesional, duke u mundësuar atyre të fitojnë shkathtësi praktike, të zhvillojnë përgjegjësinë dhe të kontribuojnë në aktivitetet e Njësisë Ekonomike të SHKK-së.

Puna në bujqësi dhe aktivitetet e tjera prodhuese kontribuojnë në angazhimin konstruktiv të të burgosurve dhe në përgatitjen e tyre për riintegrim pas përfundimit të vuajtjes së dënimit.

Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në zhvillimin e aktiviteteve të punës, aftësimit dhe rehabilitimit të të burgosurve, me synim përgatitjen e tyre për një riintegrim sa më të suksesshëm në shoqëri, njfton Shërbimi Korrektues i Kosovës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.