Në qendrën emergjente sillet një qytetar pa shenja jete

Në qendrën emergjente sillet një qytetar pa shenja jete

Me 14 mars 2020 rreth orës 11:50 nga Qendra emergjente nē Gjilan, policia e Kosovës stacioni policor nē Gjilan është njoftuar se aty është sjellur një person, shqiptar shtetas i Kosovës, (1971), pa shenja jete.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se nga hetimet e para mësohet se për kohën sa ishte duke u kryer procesi i shkarkimit të disa strukturave të rënda metalike, me që rast vie deri tek rreshqitja e ngarkesës dhe viktimës i shkaktohen lëndime si pasojë e të cilave dyshohet se ka ndrrua jetë.

Hashani tha se dy të dyshuar, shqiptar shtetas të Kosovës, personat përgjegjës të kompanisë qê kryente këtë ngarkesë, janê  intervistuar nga hetues policor në prani të avokatit mbrojtës.

“Dyshohet se ata nuk kishin vepruar ne pajtim me dispozitat apo rregullat tektnike mbi masat per sigurinë në vendin e punës. Prokurori Kompetent për Krime të Rënda ka urdhëruar ngritje të kallëzimit penal :”Asgjësimi,dëmtimi ose heqja e paisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës” dhe qê ata tê ndalen në Qendrën e ndalimit për dyzet e tetë (48h)orë”, thotë Hashani.

Hetimet rreth këtij rasti të rêndê janë duke i udhëheq hetuesit e hetimeve rajonale në kordinim me prokurorin e shtetit.

KOMENTE