DYLON

Në Qendrën Emergjente janë ofruar 929 shërbime emergjente gjatë vikendit

Në Qendrën Emergjente janë ofruar 929 shërbime emergjente gjatë vikendit
Avatar photo Redaksia

Gjatë vikendit të fundit, në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë realizuar gjithsej 929 shërbime emergjente.

Gjatë kësaj periudhe janë trajtuar: 202 pacientë në Reanimim; 280 pacientë në Emergjencën Internistike; 192 pacientë në Emergjencën Kirurgjike; 194 pacientë në Emergjencën Ortopedike;

EkoHigjiena

61 pacientë kanë marrë shërbime në Sallën e Vogël, ku janë kryer qepje, përpunim dhe pastrim i plagëve.

Ndërsa sipas natyrës së lëndimeve, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 2 raste të lëndimeve nga armët e zjarrit, 1 rast nga armët e ftohta, 3 raste të intoksikimeve (helmime), 8 persona të përfshirë në përleshje fizike, si dhe 53 persona të lënduar si pasojë e aksidenteve në trafik.

Po ashtu, në fundjavën e fundit janë realizuar 87 pranime për trajtim në klinika të ndryshme të QKUK-së, ndërsa janë regjistruar edhe dy raste të vdekjes.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.