DYLON

Në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë u mbajt trajnim për zjarrfikje dhe shpëtim jete

Në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë u mbajt trajnim për zjarrfikje dhe shpëtim jete
Avatar photo Redaksia

Në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, oficerët korrektues kanë zhvilluar trajnim praktik për zjarrfikje dhe shpëtim jete.

Trajnimi kishte për qëllim ngritjen e kapaciteteve profesionale të stafit në reagimin e shpejtë dhe efektiv në raste emergjente, si zjarre apo situata që rrezikojnë jetën e personave brenda institucionit. Gjatë trajnimit, oficerët u njohën me përdorimin e pajisjeve kundër zjarrit, procedurat e evakuimit dhe teknikat bazë të dhënies së ndihmës së parë.

EkoHigjiena

Aktivitete të tilla janë pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për rritjen e sigurisë dhe gatishmërisë brenda institucioneve korrektuese. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.