DYLON

Në Qendrën “Don Bosko” u mbajt ligjërata mbi rolin dhe rëndësinë e Inspektoratit Policor të Kosovës në sundimin e ligjit

Në Qendrën “Don Bosko” u mbajt ligjërata mbi rolin dhe rëndësinë e Inspektoratit Policor të Kosovës në sundimin e ligjit
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të aktiviteteve të planifikuara nga Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) për vetëdijesimin e qytetarëve mbi fushëveprimin ligjor të tij, në Qendrën “Don Bosko” në Gjilan u mbajt një ligjëratë me temën “Inspektorati Policor i Kosovës, roli dhe rëndësia në sundimin e ligjit në Kosovë”.

Ky aktivitet, i organizuar me nxënësit e kësaj shkolle kishte për qëllim informimin dhe ngritjen e vetëdijes së tyre mbi mekanizmat e mbikëqyrjes së institucioneve të sigurisë dhe rolin e IPK-së në ruajtjen dhe fuqizimin e integritetit në Policinë e Kosovës.

EkoHigjiena

Zyrtarët e IPK-së prezantuan detyrat dhe përgjegjësitë e IPK-së si agjencie mbikëqyrëse, duke theksuar rëndësinë e saj në sigurimin e profesionalizmit, përgjegjshmërisë dhe llogaridhënies brenda forcave policore.

Gjatë ligjëratës, nxënësit patën mundësinë të shtrojnë pyetje dhe të marrin përgjigje të detajuara nga përfaqësuesit e IPK-së mbi temat që lidhen me mekanizmat e ankesës, hetimet dhe inspektimet e pavarura mbi Policinë e Kosovës.

Në kuadër të diskutimeve gjatë ligjëratës u trajtuan edhe tema si roli i qytetarit në mbajtjen e institucioneve përgjegjëse dhe llogaridhënëse në kuadër të sundimit të ligjit.

IPK falënderon stafin e Qendrës “Don Bosko” dhe nxënësit e kësaj shkolle për bashkëpunimin dhe përkrahjen e dhënë për realizimin e këtij aktiviteti. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.