Në qendër të qytetit të Vitisë hapët pika e Programit Mikro-Financiar FINCA
/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka marrë sot pjesë në ceremoninë e hapjes së lokalit të Programit mikro-Financiar FINCA në qendër të qytetit të Vitisë. Kryetari Haliti pas cermenonisë së hapjes së lokalit të FINCA-së në Viti u shpreh se është gëzuar në hapjen e kësaj pike në Viti për arsyeje të ndryshme.
“Jemi të gëzuar me hapjen e pikës së FINCA-së në Viti, sepse kjo do të ndikoj në lehtësimin e shërbimeve duke i ndihmuar qytetarët e komunës sonë të cilët operojnë në komunën tonë dhe që financojnë shumë projekte duke dhënë edhe kredi në rrethanat lehtësuese sikurse e bëjnë këtë edhe disa banka në sferën e zhvillimit ekonomik, bujqësisë etj”, u shpreh Haliti.
Ai tha se vetëm gjatë vitit 2015 janë hapur 291 biznese të reja duke potencuar se në 5 mujorin e parë janë hapur mbi 100 biznese të reja dhe kjo sipas tij ndikon në gjenerimin vendeve të reja të punës.
Haliti ju urojë përfaqësuesve të kësaj pike suksese dhe punë të mbarë. E Arben Avdyli menaxher Regjional i Operacioneve në FINCA, foli për misionin e këtij instituti mikro-financiar duke potencuar se ajo operon në shumë vende të botë.
Përndryshe Programi mikro-financiar i FINCA-s në Kosovë filloi në shkurt të vitit 2000 me fonde dhe mbështetje nga USAID. Fillimisht, FINCA Kosovë themeloi selinë e saj në Prizren, e më pas, në nëntor 2008, zhvendosi selinë e saj në Prishtinë.
Sipas uebfaqës zyrtaret kësaj organizate FINCA Kosovë është degë e FINCA International, e cila shërben më shumë se një milion klientë në 23 shtete në 5 kontinente. /2L ONLINE/
