Në proces të rikuperimit: Roganovic, Bilali dhe Krasniqi gati për t’u rikthyer
“Grupi po vazhdon të punojë në fazën përgatitore në Antalia Camp në Turqi dhe pritet të kompletohet pas rikthimit në seanca stërvitore të Marko Roganovic, Sabit Bilali dhe Lazim Krasniqi”, thuhet në një njoftim të SC Gjilanit.
Roganovic kishte pësuar një lëndim traumatik në gju ditë më parë, derisa ka vijuar të punojë me stafin mjekësor të klubit në kërkim të rikthimit me grupin në fushat e blerta.
Bilali kishte lënduar nyjën e këmbës së majtë (Distorsio art. T/C) në fillimin e fazës përgatitore në Gjilan dhe deri më tani ka qenë në rehabilitim e sipër.
Krasniqi ndërkohë kë lënduar nyjën e këmbës së djathtë (Distorsio art. T/C) këtu në kampin stërvitor në Antalia, derisa tashmë ka filluar të stërvitet i diferencuar nga pjesa tjetër e skuadrës.
“Pas një periudhe rikuperimi dhe trajtimi të kujdesshëm nga stafi mjekësor, të tre lojtarët kanë kaluar disa ditë jashtë fushës. Me kënaqësi njoftojmë se ata tashmë kanë filluar të ushtrojnë me ekipin dhe janë në rrugë të mirë drejt rikthimit të plotë”, thuhet në njoftimin e skuadrës kuq e bardh. /2LONLINE/
