DYLON

Në pritje të seancës inauguruese të Kuvendit Komunal të Gjilanit!

Në pritje të seancës inauguruese të Kuvendit Komunal të Gjilanit!
Avatar photo Redaksia

“Prej të premtes së kaluar ka filluar të rrjedhë afati 15-ditor për thirrjen e seancës së betimit. Pas betimit, vazhdon afati prej 30 ditësh për zgjedhjen e Kryesuesit të Kuvendit. 05.12.2025 është data e fundit për kryerjen e betimit. 04.01.2026 është data e fundit për zgjedhjen e Kryesuesit”, ka bërë me dije, Kushtrim Kadriu, kryesues i deritanishëm i këtij organi më të lartë në komunë dhe i cili ka fituar sërish mandat të kuvendarit si përfaqësues i Lëvizjen Vatra.

Ai tha se së bashku me stafin e Kuvendit, kanë bërë gati të gjitha përgatitjet për nisjen e legjislaturës së re. Gjithashtu, kanë vendosur kontakt me Isa Agushin si anëtarin më të vjetër të kuvendit, i cili do ta kryesojë Asamblenë në seancën inauguruese.

EkoHigjiena

“Urojmë që ky mandat të jetë mandat i vazhdimësisë së punës së mirë që u realizua në mandatin e fundit, ku Asambleja u shpall si një nga më të suksesshmet në Kosovë dhe tre nga asamblistët rezultuan ndër më të suksesshmit.  Unë do të vazhdoj të jem i përkushtuar për të përfaqësuar drejt dhe me aktivizëm të gjithë votuesit e mi, të cilët tash e katër mandate kanë qëndruar besnikë ndaj meje dhe lëvizjes që përfaqësoj”, ka thënë Kushtrim Kadriu.  /2LONLINE/