DYLON

Në Preshevë hiqet Lapidar i UÇPMB-së, kurse në Kosovë përurohen monumente të mbretërve serb

Avatar photo Redaksia

Shkruan: Refik HASANI

/2L ONLINE/ – Vizita të shpeshta të Kryeministrit Serb Aleksandar Vuçiq në Preshevë, po ashtu dje i ashtuquajturi drejtori i Zyrës për Kosovë Marko Gjuriç, ishte në vizitë në Zveçan ku bëri zbulimin e monumentit të mbretit Millutin dhe ua dorëzoi çelësat për apartamente të banimit, të ndërtuara nga buxheti i Qeverisë së Serbisë. Kujtojmë, që po ashtu është edhe shtatorja e Millosh Obiliqit që është ngritur në Graqanicë më herët.

EkoHigjiena

Nëse vazhdohet që të gjitha Komunat serbe të vendosin dhe stolisin sheshet e tyre me shtatore atëherë pse ndalohen këto në Komunën e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës që të vendosen përmendore. Kurse Lapidari i dëshmorëve të UÇPMB-ës është hequr me forca shumë të mëdha nga një aksion i ushtrisë serbe që është marrë niveli më i lartë i këtij shteti.

Dallimi është që në Komunat serbe të Kosovë ka filluar të mbushen me pllaka përkujtimore, shtatore , buste, monumente nga historia Serbe.

Kurse :
– Në Medvegjë , Bujanoc dhe Preshevë është hequr Lapidari i Dëshmorëve të UÇPMB-ës,
– Nuk ka Universitet publik në gjuhën shqipe,
– Nuk lejohet të vendoset shtatorja e Heroit tonë Kombëtar “Skënderbeut”, në Bujanoc,
– Nuk lejohet përdorimi i gjuhës dhe simboleve Kombëtare,
– Nuk ka përfaqësim në nivelin lokal dhe Qendrore,
– Nuk ka investime dhe po vazhdon zbrazja.

Me një fjalë në Krahinën Shqiptare të mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë ka diskriminim klasik. Ne kemi kërkuar që nga pas vitit 1999-ta së paku të respektohet reciprociteti. Pakica Serbe në Kosovë është e favorizuar dhe do të ketë asociacion kurse shqiptarët të diskriminuar.

Opinioni gjithë Shqiptarë me të drejtë kërkojnë që të kthehet në vend ku ishte vendosur në Preshevë lapidari i dëshmorëve të UÇPMB-së dhe të ketë një reciprocitet në të gjitha kuptimet. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.