DYLON

Në Prekaz u mbajt manifestimi “Dita e Diasporës”

Në Prekaz u mbajt manifestimi “Dita e Diasporës”
Avatar photo Redaksia

Mbrëmë, në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, nën patronazhin e Ministrisë së Diasporës u mbajt manifestimi tashmë tradicional “Dita e Diasporës”.

Manifestimi filloi me homazhet në varrezat e familjes Jashari, me moton “Një lule për Jasharët”.

Më pas, para një numri të madh të bashkatdhetarëve dhe mysafirëve të tjerë, ministri i Diasporës, Valon Murati, mbajti një fjalë rasti.

EkoHigjiena

“Ju keni qenë pjesë e pandashme e rrugës për lirinë e atdheut. Pa punën tuaj, liria do të ishte shumë më vështirë e arritshme. Andaj, duke respektuar angazhimin tuaj dhe lidhjen që keni me lirinë e Kosovën, mblidhemi çdo vit për të shënuar ditët e mërgimtarëve edhe në Prekaz, si simbol i sakrificës së përbashkët. Me punën tuaj të ndershme, me angazhimin tuaj në jetën politike, ekonomike, kulturore, arsimore e sportive të vendeve ku jetoni, po e lartësoni kombin shqiptar, shtetin e Kosovës dhe viset e tjera shqiptare. Po i krijoni atdheut tuaj lidhje të rëndësishme në të gjitha sferat e jetës”, tha ndër të tjera ministri Murati.

Aktiviteti qendror vazhdoi me programin kulturor, përgatitur nga grupi mjaft i suksesshëm shqiptaro-slloven “Kvali” nga Sllovenia, i udhëhequr nga muzikologia Alma Bejtullahu. Ky grup këndoi këngë të bukura shqipe. Vlerën këtij koncerti ia shtoi edhe ikona e muzikës qytetare shqiptare Nezafete Shala, e cila për të pranishmit këndoi këngë të vjetra shqipe.

Në këtë koncert u shqua për zërin e tij karakteristik edhe Alban Spahiu, një fëmijë shumë i talentuar nga diaspora, cili këndoi këngë për Adem Jasharin dhe për mërgimtarët.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.